Palmer zbulon 3 objektivat e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, që po zhvillohet në Slloveni. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare dhe ato sllovene tema e Forumit është “Ballkani Perëndimor –Evropianizimi, Demokratizimi”.

Gjatë fjalës së tij Palmer ka shprehur mbështetjen e plotë të SHBA për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke zbuluar dhe tre objektivat e SHBA:

1. Mundësimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

2. Mundësimin e dialogut Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;

3. Bërjen e Bosnjes dhe Herzegovines një shtet funksional.