Pamja që ka marrë Skënderaj për festat e Nëntorit

Në prag të festafe të Nëntorit qyteti i Skënderajt , sheshi i qytetit dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” kanë marrë pamjen Kuq e Zi.

”Pamjen e flamurit rreth të cilit janë betuar burrat e gratë e atdheut tonë, për t’i shërbyer kauzës sonë për Liri e Pavarësi.” shkruan Bekim Jashari.

Photo: Sefer Aliqkaj

Poashtu,   Kryetari ka shtuar  se krah flamurit  kombëtar dhe atij të UÇK-së po valvitet i lirë edhe flamuri ynë shtetëror, i shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

”Lufta jonë nuk ka përfunduar, tani vazhdojmë të bashkuar, për të jetësuar amanetin e dëshmorëve e heronjve të kombit tonë, për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së dhe identitetin e historinë tonë të lavdishme”, ka thënë Jashari.

Fotografia e Komuna Skenderaj