Pamje tmerruese të linjës Prishtinë-Bazel, udhëtarët kosovarë rrëfejnë minutat e tmerrit!

Një video e publikuar nga e përditshmja zvicerane 20min.ch, tregon se avioni para se të aterronte në aeroportin e Baselit ishte goditur fuqishëm nga turbulencat duke frikësuar udhëtarët në bordin e avionit.

Udhëtarët kosovarë të kësaj linje fluturimi kanë rrëfyer, siç kanë thënë ata, “minutat e tmerrit” për 20min.ch.

“Isha e bindur se tani do të bie. Thosha kam frikë se do të vdes”, ka rrëfyer udhëtarja nga Kosova, Mirjeta Basha.

Ndërsa, bashkëshorti i saj me të ciklin kishte vizituar familjarët e saj në Prishtinë ka thënë se në avion mbretëronte një situatë tepër e rëndë si pasojë e këtij incidenti.

“Të gjithë qanin, bërtitnin. Ekuipazhi na thanë që të qëndrojmë të qetë”, ka deklaruar bashkëshorti i Bashës. Ai është njëri nga të lënduarit që po trajtohet në spitalin e Baselit.

Me këtë avion të kompanisë AKL Airlines udhëtonin 121 pasagjerë nga Prishtinë drejt Baselit. Pas aterrimit, 10 udhëtarë ishin transportuar menjëherë në spitalin e Bazelit për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga ky incident.

Ky incident u konfirmua të dielën në mbrëmje nga zëdhënësja e EuroAirport, Vivienne Gaskell.

Pamjet e incidentit brenda avionit janë këtu.