Pandemia COVID-19, për mjekët dhe policët Qeveria ndan 11 milionë euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar sot 16 masa sipas të cilave do të bëhet ndarja e mjeteve financiare nga programi për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti ka thënë se 50 milionë euro janë ndarë për shëndetësi, kurse 11 milionë euro janë ndarë për ata që bartin barrën kryesore në menaxhim e pandemisë, transmeton Telegrafi.

“Kemi ndarë 50 milionë euro për shëndetësi – ku 40 milionë shkojnë për blerjen e vaksinës dhe 10 milionë për pajisje tjera. 11 milionë euro për shtesa në pagë për ata që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë ai para mediave.

Gjatë konferencës, Hoti theksoi se secili qytetar në Kosovë do ta ndjej ndihmën nga shteti. /Telegrafi/