Paralajmëron KE: Omicron në janar do të jetë varianti kryesor në Evropë

Lajmi është dhënë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Ajo sqaroi se ky është mendimi i shkencëtarëve dhe sipas saj BE ka mjaftueshëm vaksina për të gjithë evropianët.

Von der Leyen shtoi se deri më tani më shumë se 300 milionë evropianë (66.6 për qind e popullsisë së BE-së) janë imunizuar plotësisht kundër Covid-19 dhe 62 milionë të tjerë kanë marrë tashmë një dozë përforcuese të vaksinës.

Ajo tregoi se Komisioni ka vendosur të ndërmarrë disa fushata informuese në internet për të bindur qytetarët që ende nuk janë vaksinuar.

Sipas saj, virusi po zgjerohet për shkak se nuk është imunizuar e gjithë popullsia. Ajo mori si shembull kufizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve ekonomike dhe shkollave. Von der Layen theksoi se vetëm 44 për qind e popullsisë së përgjithshme në të gjithë botën është vaksinuar.

Top Channel