Paraqiten si policë, arrestohen dy pejanë

Policia e Pejës raporton të ketë arrestuar dy persona, të cilët janë prezentuar si persona zyrtarë policorë.

Të dyshuarit kishin ndaluar një veturë në dalje të Pejës, duke iu prezentuar si policë dhe iu kishin kërkuar viktimës madje dokumente, duke e pyetur gjithashtu se a ka diçka të dyshuar.