Partia turke mban zgjedhjet e brendshme

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka mbajtur zgjedhjet e brendshme në kuadër të degëve të saj.

Së fundi, gjatë ditës së djeshme janë mbajtur zgjedhjet për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Drejtues të kësaj partie në Degën e Prizrenit.

Kandidati më i votuar ka dalë deputeti i KDTP-së, Fikrim Damka 712 vota, i prirë nga nga Kryetari aktual i Degës dhe njëkohësisht Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sencar Karamuço, i cili ka marrë 541 vota. Kryetari aktual i KDTP-së dhe Ministri i Administratës Publike ka arritur të marrë 254 vota, duke përfunduar kështu në vendin e 14-të në mesin e 74 kandidatëve.

Fitues të garës në degët tjera të KDTP-së janë Rıfat Krasniç, Abdülkadir Hüseyin, Ebru Zborça, Ergin Bunyak, Erol Zekeriya ve Skender Bikliç.

Në ditët në vazhdim pritet që të konstituohen strukturat e degëve të KDTP-së, zgjedhja e kryetarëve të degëve, përcaktimi i delegatëve për Këshillin Qendror të KDTP-së dhe zgjedhja e kryetarit të partisë.