Partitë me lista befasuese për deputetë

Sot përfundon afati kohor për dorëzim në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme. Mungesa e disa figurave kyçe të partive në këto lista pritet të jetë befasia e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan sot gazeta Zëri.

Shumë ish-deputetë të partive politike në Kosovë do të synojnë të marrin mandate të reja në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti. Mirëpo disa prej tyre, ndonëse edhe kanë dashur vazhdimin e punës si deputetë, nuk janë kandiduar nga partitë e disa të tjerë për shkak të problemeve me ligjin do të penalizohen në zgjedhjet e ardhshme.

Edhe disa figura të reja së fundmi të aderuara nëpër parti priten të jenë befasi në këto zgjedhje, ndonëse figurat e vjetra do të dominojnë. /Zëri/