Partizani humb nga Qarabag, vijon në Europa League

Partizani i thotë lamtumirën Ligës së Kampioneve, por jo garave evropiane. Skuadra e Partizanit u mund nga Karabaku 2-0 në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të evenimentit më të rëndësishëm për klube të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit

Në pjesën e parë u pa që Partizani ishte i pakalueshëm në mbrojtje pavarësisht përpjekjeve të skuadrës së Karabakut për të tentuar portën e mbrojtur nga Alban Hoxha.

Nga ana tjetër Partizani kërcënuan në zonën e skuadrës azere me Cinarin në minutën e 28 të sfidës kur portieri i Karabakut, vagner grushtoi gjuajtjen e tij duke i dhënë partizanit të fitojë një goditje këndi.

45 minutat e kësaj pjesë përfunduan me rezultatin 0-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Karabak gjeti golin e avantazhit me Obozic duke entuziazmuar tifozët e tij. Partizani pati një mundësi të artë për të barazuar me Solomon, por u ndal nga Vagner. portieri i Qarabag e hipnotizoi sërish Solomon në minutën e 74 kur e ndali në dy gjuajtje të njëpasnjëshme.

Pas këtyre rasteve i erdhi radha Alban Hoxhës të mbajë në lojë skuadrën e Partizanit deri në momentin kur Quintana shënoi golin e dytë për skuadrën azere duke vulosur fitoren 2-0 të saj.

Partizani, gjithsesi do të vijojë rrugëtimin e tij në Evropë në raundin e dytë kualifikues të Europa League ku përballë do të ketë Sheriffin e Tiraspolit ku luan edhe ish futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi. /
Top Channel