Pas 128 ditësh në spital me Covid-19

Një banor i New Yorkut ka kaluar 128 ditë në spital, pasi u infektua me koronavirus.

Të premten, Larry Kelly, 64-vjeçar, që miqtë e thërrasin “Miracle Larry”, është liruar nga spitali.

Për 51 ditë ka qenë në ventilator.

Doktorët kanë thënë se bashkëshortja ishte përshëndetur me të, sepse nuk besonte se do të mbijetonte, kanë bërë të ditur mediat amerikane.

Mirëpo Kelly nuk u dorëzua, ashtu siç nuk u dorëzuan as doktorët.

“Isha në koma dhe ndodhi shumë shpejt. Isha pacient i fazës së hershme. Më ventiluan për tre ditë”, ka thënë Kelly, transmeton KOHA.

Ai u diagnostikua me COVID-19 në muajin mars dhe fiks pas 128 ditësh u lirua nga spitali.

“Larry ishte i shëndetshëm kur u shtri në spital”, ka thënë Jessica Montanaro, infermiere në spitalin Mount Sinai Morningside.

Në momentin e largimit, ekipi i spitalit i dha një lamtumirë prej heroi.