Pas aksionit të pastrimit në Has, vendosen edhe shenja paralajmëruese që mos të hudhen mbeturina

Përfaqësues të Fondacionit për Zhvillim “ Drini”, njoftojnë se  pas aksionit të pastrimit,  ky organizëm  ka mundësuar të vendosen tabela me shenja paralajmëruese për mos hudhje të mbeturinave në fshatrat: Gjonaj, Mazrek, Krajk, Lukinaj, Breg Drin, Romajë, Dedaj, Lugizhdë, Kabash, Kushnin dhe Demjan. Përmes tabelave kërkohet kujdesi dhe mirëmbajtja e ambientit në rrugë, afër lumit dhe në çdo hapësirë tjetër, në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri që po e dëmton natyrën dhe ambientin në rajonin e Hasit. “Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm në të ardhmen në sjelljet e juaja ndaj natyrës! Të gjithë së bashku për një Has të pastër!”, thuhet në këtë njoftim dhe apel publik të Fondacionit për Zhvillim “ Drini”.