Pas dështimit të Samitit në Paris, Gjermania dhe Franca vazhdojnë bisedimet me palën kosovare dhe atë serbe

Javën që lamë pas u bë e ditur përfundimisht se takimi i Parisit i planifikuar të mbahet më 1 korrik të këtij viti, nuk do të mbahet. Mbajtja e këtij takimi ishte caktuar qysh më 29 prill, në ditën kur ishte mbajtur Samiti i Berlinit.

Ky takim i cili pritej që t’i bënte bashkë palën kosovare dhe atë serbe dhe që konsiderohej si një tentativë për të riaktivizuar procesin e dialogut i cili tash e sa kohë është “ngrirë”, u shty për një afat të pacaktuar.

Se a pritet të mbahet ky takim në ndonjë datë tjetër, ende nuk është bërë e ditur. Në një përgjigje për Telegrafin nga zyra e kancelares gjermane, kanë thënë se bisedimet përgatitore të mëtejshme janë të nevojshme.

Po ashtu nga Qeveria Federale e kancelares gjermane Angela Merkel, nuk kanë dhënë detaje se cilat ishin arsyet kyçe që quan në anulimin e këtij takimi.

“Mund të konfirmojmë se takimi i njoftuar për 1 korrik është shtyrë. Bisedimet e mëtejshme përgatitore do të jenë të nevojshme”, thuhet në përgjigjen e zyrës federale gjermane për Telegrafin.

Lexo po ashtu:

Reagime në Kosovë për anulimin e takimit të Parisit dhe një takimi të fshehtë në Berlin

Reagime në Kosovë për anulimin e takimit të Parisit dhe një takimi të fshehtë në Berlin

Ata më tej kanë theksuar se Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të jetë në kontakt me Kosovën dhe Serbinë.

“Megjithatë, Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të mbesin në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë”, thuhet më tej në përgjigje.