Pas dështimit të seancës – Reagon Liburn Aliu

Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas dështimit të seancës fillestare, ka thënë shkurt për media se ka thënë se do të deklarohet për më shumë pas seancës së 30 prillit.

“Seanca është shtyrë me datën 30 prill dhe atëherë mund të bëjmë deklaratë taman siç duhet. Presim deri atëherë” tha ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, për eo.

Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020. Sipas saj, ai ngarkohet me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.