Pas grackës me rusët, Zaev ndërron edhe numrin e telefonit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë marrë masa për përforcimin e efikasitetit dhe sigurisë në zbatimin e agjendës transparente të përbërë nga takimet, ngjarjet dhe komunikimet.

Si pjesë të masave për siguri dhe kujdes në komunikimet digjitale dhe telefonike, në suaza të Kabinetit të kryeministrit janë ndryshuar një pjesë e pajisjeve teknike, përfshirë edhe celularët dhe numrat e celularëve të kryeministrit dhe të një pjese të bashkëpunëtorëve të tij.

Konform paralajmërimit për kundërshtim vendimtar dhe ballafaqim me dezinformata dhe me sulme mbi demokracinë e vendit, Kabineti i kryeministrit harton Plan për aksion vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave versioni i të cilit së shpejti do të prezantohet në opinion, ndërsa pastaj edhe  duke u konsultuar me faktorët e prekur dhe me partnerët strategjikë të vendit, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Kabineti i Kryeministrit Zaev.

Më tej shtohet se Kryeministri Zaev dhe Kabineti janë të përkushtuar në avancimin e mënyrës së hapur dhe transparente të punës, në pajtim me përdorim të sigurt të teknologjive të reja dhe me protokollet të cilat dalin nga mënyrat bashkëkohore të menaxhmentit dhe menaxhimit. / Alsat-M