Pas incidentit me thika, deklarohet policia

Policia e Kosovës është deklaruar rreth përleshjes me thika që ndodhi rreth orës 12:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha konfirmoi se janë ndërmarrë veprimet për ta sqaruar incidentin.

“Policia ka pranuar informatën për një rrahje në rrugën Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”. /Indeksonline/