Pas komunikatës së LVV-së, reagim i drejtorit të Financave në Kaçanik

Përmes një komunikate ka reaguar për komunikatën e Qendrës së LVV-së në Kaçanik, drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim në këtë Komunë, Bahri Selimi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook:

Nuk është hera e parë që opinioni-qytetarët e komunës sonë keqinformohen nga individ të ndryshëm por shpesh herë edhe nga grupe politike, n’këtë rast nga Subjekti Vetëvendosje Kaçanik.

Të nderuar qytetarë të komunës sonë, ju njoftoj se per fat të mirë, sikurse radhazi që nga viti 2015, 2016, 2017 dhe 2018, komuna jonë nga Zyra Kombëtare e Auditimit merr Opinion të “PAMODIFIKUAR ME THEKSIM TË ÇËSHTJES”, opinion i cili tregon se Pasqyrat Vjetore Financiare per vitin e perfunduar 2018, paraqesin një pamje të drejtë dhe reale në të gjitha aspektet materiale.

Si zakonisht pas pranimit te Raportit Final nga ZKA, gjitha komunat keto raporte i shpalosin para Kuvendit Komunal per diskutim dhe shqyrtim. Mirëpo, si shpeshëherë, disa subjekte politike apo individ, të prirur që të sjellin vetëm lajme demotivuese për qytetarët e tyre, nguten me komunikata të njëanshme. Konunikata e Subjektit në fjalë nuk bënë me dije qytetarëve se ky lloj Raporti i Vlerësuar nga Auditori i Jashtëm, është ndër Raportet më të mira apo Opinion i mirë. Komuna jonë falë këtij vlerësimi të Pasqyrave Vjetore Financiare per vitin 2018, përsëri do të jetë përfituese e Granteve nga Donatorët, sepse kemi kaluar shkallën mbi 75% të projekteve kapitale të realizuara dhe shumë të arritura tjera në fushën e menaxhimit të shpenzimit të parasë publike, etj.

Ndoshta juve (VV) do t’iu pengoj mirëpo ne edhe vitin e ardhshëm mjetet e përfituara nga Donatorët do ti orientojmë në projekte të rëndësishme, sikurse ky ne realizim e sipër “Asfaltimi dhe Rehabilitimi i rrugës në hyrje të Qytetit” etj.

Përsosmëria i takon vetë Zotit. Ne po vazhdojmë me punë, ka shkruar drejtori, Selimi.