Paraqitja prej një ‘jashtëtokësori’ në ndeshjen e së shtunës kundër Republikës Çeke ka bërë që gjigantët evropianë të hidhen në sulm për shërbimet e Vedat Muriqit.
Muriqi shkëlqeu në ndeshjen kundër Çekisë duke shënuar një gol dhe duke ndihmuar ekipin në të gjitha fazat e ndeshjes, shkruan Reporteri.net
Jo vetëm me Kosovën, Muriqi po paraqitet jashtëzakonisht mirë edhe tek klubi turk, Fenerbahce, atje ku po shënon javë për javë.
E këto paraqitje të mira kanë ndikuar që Napoli e Tottenham të hidhen në sulm për shërbimet e sulmuesit prizrenas.
Mediat turke raportojnë se edhe Lazio e Fiorentina kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar.
Muriqi do të ketë mundësinë që t’iu bie në sy në ndeshjen kundër Anglisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesëer (e shtunë) nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Marys’.