Pas pritjeve të gjata në kufi, shqiptarët e Luginës i dhurojnë ujë të ftohtë mërgimtarëve

Ditëve të fundit janë shkaktuar kolona të gjata në kufirin e Kosovës më Serbinë.

Pritjet në kufi për mërgimtarët të cilët po vijnë për pushime në Kosovë shpesh kanë ditur të jenë të gjata, por për ta janë kujdesur shqiptarët e Luginës.

Gjatë ditës së sotme aktivistë të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc përmes një aksioni simbolik u kanë dhuruar ujë të ftohet mërgimtarëve që po presin në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook:

Mirë se vini vëllezër e motra!

Sot aktivistë të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, përmes një aksioni simbolik, duke i dhuruar ujë të ftohtë, i kanë dëshiruar mirëseardhje bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në vendet e perëndimit, të cilet po presin në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Qytetarë të shumtë të cilët po udhëtojnë në temperatura të larta, falemnderuan dhe u shprehën mirënjohës ndaj aktivistëve të cilët sadopak i freskuan me ujë.

APN i dëshiron mirëseardhje dhe uron që të kalojnë çaste të mira të gjithë vëllezërve dhe motrave tona, të cilet keto ditë vere do të çmallen me familjarët e tyre në vendlindje.