Pas sulmimit të sigurimit të spitalit, reagon Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, është sulmuar sigurimi i spitalit nga disa qytetarë.

Për këtë ka reaguar spitali në faqen zyrtare, me një shkrim në facebook. Ku presin që të dnohen ata të cilët kanë sulmuar sigurimin pa asnjë arsye./lajme365/

Shkrimi i plotë:
Reagim publik ndaj sulmit të sigurimit të spitalit

Me datën 12.07.2020, rreth orës 21.30, është fyer, ofenduar dhe është sulmuar fizikisht në vendin e punës një stafi i sigurimit te spitalit,nga ana e disa qytetarëve. Personi i sulmuara ka pësuar lëndime trupore. Rasti në fjalë është njoftuar në polici dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente.
Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke uruar që raste si ky mos të përsëriten më asnjëherë. Si dhe mbështet punën e pa lodhshme të personelit që janë duke e kryer edhe përkundër sfidave tepër të mëdha në këtë kohë te Pandemisë./lajme365/