Pas takimit urgjent në Bruksel, NATO del me deklaratë

Krerët e 30 shteteve të vendeve aleate të NATO-s agresionin rus kundër Ukrainës e cilësuan si kërcënimi më i madh për sigurinë euroatlantike në dekada, duke thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen në Evropë dhe se po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha njerëzore.

Në një deklaratë të përbashkët liderët e vendeve aleate të NATO-s, thanë se po marrin masa për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e aleatëve “në të gjitha fushat dhe me një qasje 360 gradë”.

“Ne po rrisim qëndrueshmërinë e shoqërive tona dhe infrastrukturës sonë për të kundërshtuar ndikimin keqdashës të Rusisë”, shton deklarata, raporton CNN.

Udhëheqësit vlerësuan popullin e Ukrainës, të cilët thonë se kanë frymëzuar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale të Rusisë.

Deklarata vazhdon duke i kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë menjëherë këtë luftë dhe të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina.

Udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s   po ashtu kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, transmeton Reporteri.net.

Tags: , ,