Pas tre gjykimeve, Nexhat Çoçaj përfundimisht del i pafajshëm

Në dhjetor të vitit 2014, Prokuroria e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Nexhat Çoçajt që mbante pozitën e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit në kohën kur kjo komunë drejtohej nga Ramadan Muja i PDK-së.

Nexhat Çoçaj ngarkohej me 5 pika të aktakuzës, nën dyshimet se keqpërdori për 5 vjet rresht përgjatë viteve 2008 – 2012 me manifestimin e javës së dëshmorit  “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga Komuna e Prizrenit.

Në korrik të vitit 2020, në gjykimin e tretë në Gjykatën Themelore në Prizren, Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku u liruan nga akuzat për keqpërdorime me fondet për javën e dëshmorit.

xhat #priyremëson se Gjykata e Apelit pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Prizrnei, në këtë formë ish drjetori I arsimit Nexhat Çoçaj, del I pafajshëm edhe nga një process tjetër gjyqësor.

Gjykimi maratonik ndaj ish drejtorit të Arsimit ka zgjatur 7 vite për shkak të përmbytjeve të vendimeve gjyqësore.

Në vitin  2015 kanë filluar “maratonat” e gjykimit ndaj Nexhat Çoçajt dhe dy mësimdhënësve Bekim Thaçi e Bedri Çeku.

Që atëherë ndaj tre të akuzuarve janë zhvilluar tre procese gjyqësore në Gjykatën e Prizrenit dhe tre procese tjera në Gjykatën e Apelit.

Kështu, ish drejtori I Arsimit nexhat çoçaj, dhe dy të bashkëakuzuarit e tjerë, dolën të pafajshëm ndaj akuzave për keqpërdorim me fonde të manifestimit për javën e dëshmorit “Remzi Ademaj”./Lajme365