Pas triumfit, flet Majlinda Kelmendi: Për Kosovën e jap 200 përqindëshin

Majlinda Kelmendi, thotë se gjithmonë është e gatshme ta japë 200 përqindëshin nga vetja për Kosovën dhe është se etur të fitojë medalje vazhdimisht, pavarësisht e ka fituar shumë në karrierën e vet të bujshme. Majlinda e fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane :Minsk 2019″ të shtunën, të parën në histori të Kosovës, duke e shtuar një tjetër të artë në koleksionin e saj madhështor, që ruan medalje ta arta olimpike, botërore dhe evropiane. E pyetur nga mediat vendore dhe ndërkombëtare se si ndihen kundërshtarët e saj kur ndeshen me kampionen olimpike, Kelmendi tha se votimi duhet të jetë gjithmonë i shtuar. “Natyrisht motivi është i madh. Ama unë harroj që jam kampione e botës dhe olimpike. Dua të mendoj vetëm për medalje të reja”, tha Kelmendi. Ajo është mirënjohëse për përkrahjen që e mori në finale për medalje të artë ndaj ruses Natalia Kuziutina, e cila e kishte përkrahjen e shtetit fqinj, Bjellorusisë, aty ku po mbahen lojërat. “Po, keni mundur ta vëreni në finale çfarë atmosfere ishte, i gjithë publiku ka qenë me Kuziutinen. Mirëpo, as unë nuk kam qenë vetë, kam pasur përkrahës në sallë. Nëse ata thoshin Rusia, tonët thoshin “Bravo Majlinda”. Lufta ka qenë shumë e fortë. Unë e jap 200 për qindëshin”, shtoi ajo. E pyetur çfarë e mban të motivuar, 28-vjeçarja tha: “Kurrë nuk jam e kënaqur, dua gjithmonë të fitoj dhe të lajm në krye, kjo është arsyeja pse punoj kaq fort”, ka thënë në fund krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi.