Pas vendimit për presidentin, Lumir Abdixhiku iu drejtohet publikisht votuesve të LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur një kërkesë publike për votuesit e partisë pak minuta pasi subjekti vendosi që të marrin pjesë në votimin për çështjen e presidentit, raporton Gazeta Express.

Ai ka kërkuar unitet, duke thënë se rikthimi i LDK-së është domosdoshmëri.

“Rikthimi ynë është domosdoshmëri njëkohësisht është i pashmangshëm kërkon vendime të guximshme politike jo të inatit, mbi të gjitha kërkon unitet, këtë unitet e kërkoj nga selia e LDK-së, gjendja e tanishme nuk n mban të kënaqur, jemi në rekordet më të ulëta historike, të humbësh është një gjë pjesë e një cilkli, po të insistosh në humbje është  e pafalshme”, ka thënë ai,.

‘Kam marrë detyrën për të vazhduar një drejtim të ri. Me votues të rinjë e të vjetër, prandaj unë do të jem bartës i kësaj barre”, tha i njëjti./GazetaExpress/