Pasagjeri ia vjedh makinën taksistit në Malishevë

Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur dje në komunën e Malishevës.

Një person ka raportuar në polici, se dikush ia ka vjedhur makinën e tij me të cilën po punonte si taksist, shkruan lajmi.net.

I dyshuari është një pasagjer, i cili fillimisht e ka mashtruar taksistin i cili ka dalë jashtë veturës, e më pas ia ka marrë veturën duke ikur në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. /Lajmi/