Pashtriku dhe Vërmica – zona të mbrojtura

Ministri i Ambientit Fatmir Matoshi ka njoftuar se nga 28 Nëntori i këtij viti Pashtriku dhe Vërmica do të kenë statusin e zonave të mbrojtura.

Këtë njoftim Matoshi e bëri pas takimin që pati gjatë ditës me Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, me te cilin kanë biseduar për projekte të përbashkëta në fushën e mjedisit mes dy shteteve dhe për zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar kohë me parë mes dy Ministrive.

“Me ministrin Klosi, u dakorduam që me 28 nëntor të këtij viti të përfundojmë të gjitha procedurat dhe kështu të shpallim Malin Pashtrik dhe Liqenin e Vermicës si zona të mbrojtura, ndërkufitare dhe shndërrimin e tyre në atraksione turistike” shprehet Matoshi.