Pasojat e COVID-19, rritet numri i vdekjeve të përgjithshme në nivel global

Sipas një studimi të zhvilluar nga BBC, gjatë muajve të pandemisë është shënuar një rritje konsiderueshme e vdekjeve nga shkaqe të ndryshme.

Sipas të dhënave paraprake nga 27 vende, të paktën 130,000 persona në të gjithë botën kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit, mesatare kjo shumë më e lartë se e viteve të mëparshme.

Numri i vdekjeve mbi mesataren sugjeron se ndikimi i pandemisë  i tejkalon shifrat zyrtare të raportuara nga qeveritë.

Sipas ekspertëve disa mund të jenë viktima të paregjistruara nga COVID-19, por të tjerët mund të jenë rezultat i vështirësive të shkaktuara nga mbingarkimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe një sërë faktorësh të tjerë.

Krahasimi i drejtpërdrejtë i numrit të vdekjeve midis vendeve të ndryshme është i vështirë dhe saktësia e të dhënave në lidhje me COVID-19 varet nga studimet dhe testimet që zhvillojnë qeveritë përkatëse.