Pastrohet ambienti përreth liqenit në Mirushë

Me organizim të Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv “Sykuqi” në Malishevë, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, njësinë e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni”, atë të zjarrfikësve dhe nxënësit e SHFMU “Labinot Krasniqi” në Mirushë, është pastruar ambienti përreth liqenit në Mirushë.

Bëhet e ditur se ambienti përreth liqenit në Mirushë, ndonëse jo shumë i ndotur, në vazhdimësi mbikëqyret nga Shoqata e Peshkatarëve “Sykuqi” në Malishevë, të cilët krahas aktiviteteve të përditshme, organizojnë edhe aksione të pastrimit të ambientit. “I falënderoj të gjithë për pjesëmarrje në këtë aksion dhe në të njëjtën kohë, ju bëj thirrje të gjithë atyre që e vizitojnë liqenin, ta ruajnë ambientin”, ka thënë kryetari shoqatës së peshkatarëve “Sykuqi”, Avdullah Paçarizi.

Në këtë aksion morën pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i Federatës së Peshkatarëve të Kosovës, Bashkim Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë.