Patriku Irinej i falenderohet Asadit për qëndrimin rreth Kosovës

Patriku Serb Irinej po qëndron në vizitë në Kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Mediat serbe citojnë se Irinej ka falenderuar liderin sirian mbi qëndrimin e tij rreth Kosovës.

Asad raportohet të ketë deklaruar se Serbia dhe serbët janë ballafaquar me ndërhyrje të jashtme me qëllim të rrënimit të sovranitetit të saj.

Siria për vite të tëra është në luftë qytetare e cila deri më tani pas vetes ka lënë qindra mijëra të vrarë dhe miliona të shpërngulur.

Pjesë të mëdha të territorit të Sirisë aktualisht janë jashtë kontrollit të regjimit të Asadit.