Pavarsisht krizës së Covid-19, qytetarët të grumbulluar para Qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë

Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar para Qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë, në kohën kur Kosova është në krizë të epidemisë COVID-19.

Disa pamje të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, shfaqin dhjetëra qytetarë që presin në radhë për të kryer shërbime në këtë qendër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë grumbullim të qytetarëve, siç tregojnë pamjet, nuk janë përfillur rekomandimet e institucioneve shëndetësore të vendit për mbajtje të distancës sociale.

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat kundër epidemisë COVID-19, përmes disa vendimeve të marra të martën.