Pazari me kryeministrin, Adem Hoxha merr pjesë në votimin për Presidentin

Deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha sapo ka votuar për zgjedhjen e Presidentit. Ai paraprakisht ka pranuar se vota e tij ka ardhë si shkak i një ”pazari” me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Kreu i partisë së goranëve, Adem Hoxha, ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim ka sjellë edhe një marrëveshje mes tyre, që siguron pjesëmarrjen e tij në seancën për zgjedhjen e presidentit, dhe votën e 80 që të konsiderohet raundi i pare i suksesshëm.

“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, ka thënë Hoxha paraprakisht.