PD konteston shifrat e KQZ-së

Partia Demokratike nuk e ka pranuar shifrën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi se pjesëmarrja në votime ishte 15.12%.

Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, më herët deklaroi në konferencë se 85% e shqiptarëve i braktisën votimet moniste dhe i dhanë goditje kryeministrit Edi Rama.

KQZ deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 21.6%.