PD në koalicion me AKR-në dhe Nisma-n

Partia e Drejtësisë i është bashkuar në koalicion AKR-së dhe Nisma-s.

“Pas bisedimeve gjithëpërfshirëse me presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli dhe në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm politik shumë vjeçar të Partisë së Drejtësisë me Aleancën Kosova e Re, sonte u arrit marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet PD dhe AKR që në radhë të parë është në funksion të pasurimit të ofertës politike për qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Ky koalicion parazgjedhor do të fuqizojë në mënyrë përmbajtjesore koalicionin tani më të arritur ndërmjet subjekteve politike AKR dhe NISMA dhe do të paraqet alternativë të besueshme dhe vizionare për qytetarët e Republikës së Kosovës në periudhën tejet të ndjeshme për të ardhmen e vendit”.

Partia e Drejtësisë fton gjithë elektoratin e saj që të mbështet ketë koalicion parazgjedhor që sipas saj është në funksion të promovimit dhe institucionalizimit të vlerave të dëshmuara të traditës kombëtare dhe qytetare e euroatlantike në politikat e qeverise se re të vendit.

/Klan Kosova, link: https://klankosova.tv/pd-ne-koalicion-me-akr-ne-dhe-nisma-n/