PDK e ”Dridh” Dragashin në tubimin elektoral (FOTO-Video)

Partia Demokratike e Kosovës, në Dragash sot ka mbajtur tubim elektoral me strukturat e partisë dhe qytetarët, në mbështetje për kandidatin për kryetar, Shaban Shabani.

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me disa deputetë dhe struktura të larta të partisë nga qendra, si Uran Ismaili, Ariana Musliu Shoshi, Eliza Hoxha, Abelar Tahiri, Kujtim Gashi, Besa Ismaili dhe të tjerë, raporton LAJME365.

Ajo çfarë u pa nga ky takim ishte një mobilizim i jashtëzakonshë e po ashtu mbështetje dhe entuziazëm i madh i qytetarëve në përkrahje të kandidatit Shaban Shabani, edhe pse ky subjekt nuk ka bërë koalicion me asnjë parti deri mëtani, ndërsa LDK dhe LVV, kanë vendosur ti bashkojnë forcat në balotazh.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se vizioni i kandidatit Shabani për ta zhvilluar edhe më tej Dragashin, si dhe për ta shndërruar atë në zonë turistike, do të jetësohet në mandatin e ardhshëm falë përkrahjes së bashkëqytetarëve të tij.

”Askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj. Siç ka qeverisur deri më tani, mirë dhe ndershëm, Shaban Shabani do të vazhdoj të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake e etnike. Vizioni i tij për ta zhvilluar edhe më tej Dragashin, si dhe për ta shndërruar atë në zonë turistike, do të jetësohet në mandatin e ardhshëm falë përkrahjes së bashkëqytetarëve të tij.”, ka thënë Memli Krasniqi, raporton LAJME365.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit pas tubimit:

Mirëpritje e përzemërt nga qytetarët e Dragashit dhe mobilizim i jashtëzakonshëm në mesin e aktivistëve dhe përkrahësve të Partisë Demokratike të Kosovës për ta mbështetur kryetarin Shaban Shabani në fitoren e mandatit të ri në këtë komunë, më 14 nëntor.
Askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj. Siç ka qeverisur deri më tani, mirë dhe ndershëm, Shaban Shabani do të vazhdoj të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake e etnike. Vizioni i tij për ta zhvilluar edhe më tej Dragashin, si dhe për ta shndërruar atë në zonë turistike, do të jetësohet në mandatin e ardhshëm falë përkrahjes së bashkëqytetarëve të tij.
Kësaj radhe, Shaban Shabani ka planifikuar që qeverisjen zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, ta bëjë edhe transformuese, në mënyrë që të vazhdojë misionin e tij për të sigurimin e perspektivës së qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Dragashit.
Kujtojmë që në komunën e Dragashit, Shaban Shabani do të jetë në balotazh mekandidatin e LDK-së, Behxhet Xheladini./lajme365.com