PDK-ja dhe LDK-ja lëshojn sallën menjëherë pasi Albin Kurti zgjidhet kryeministër

Pak minuta më parë është votuar qeveria e re që në krye do ta ketë kryeministrin e ri, Albin Kurti.

Menjëherë pasi u votua Albin Kurti, opozita e lëshoj sallën e Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Albin Kurti mbajti një fjalim por vetëm para deputetëve të tij. Qeveria Kurti II u votua me 67 vota për./Indeksonline/

Tags: , , ,