PDK-ja humb zhgjedhjet në Dragash pas 14 viteve, këto janë votat e të gjithë kandidatëve të PDK-së në Dragash

Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e 14 Shkurtit sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka dal partia e dytë me 17.41% të votave.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, njëra ndër goditjet më të medha, të cilën e ka pësuar PDK-ja ka qënë në komunën e Dragashit, ku që nga viti 2007 nuk di për humbje në asnjërën parë zgjedhje që janë mbajtur deri me 14 Shkurt, ku Levizja Vetëvendosje ka fituar me diferencë prej 101 votave.

Portali LAJME365, ka siguruar votat e të gjithë kandidatëve të PDK-së në komunën e Dragashit.

Nga 2.658 vota sa ka PDK-ja, kandidati më i votuar nga kjo list është doktorri i njohur nga Dragashi, Ilir Kurtishi me 2232 vota.

U.D. së PDK-së, Enver Hoxhaj renditet i dyti me 1664 vota, ndërsa e treta është kandidateja Jetmire Skeraj me 878 vota, e cila vjen pikërisht nga komuna e Dragashit.

Në pesëshën më të votuar ndodhet edhe ish ministrat, Abelard Tahiri me 600 vota dhe Kujtim Gashi me 526 vota.

Më posht e gjeni listën e plotë të kandidatëve të PDK-së, të siguruar nga LAJME365.

 

Tags: ,