PDK-ja ofertë për Mimoza Kusari-Lilën

Indeksonline mëson se PDK-ja ka deleguar nënkryetarin e saj, Uran Ismaili, për negociim me Kusari-Lilën.

Burimet tregojnë se subjekti i Kadri Veselit i ka dhënë një ofertë konkrete  Alternativës.

“Pjesëmarrje në listë, pavarësi në politika  e pastaj në Kuvend pas zgjedhjeve”, është premtimi i PDK-së për Kusari-Lilën.

Mimoza në zgjedhjet e 2017-s kishte grumbulluar gjithsej 20.550 vota.

Ndryshe, Alternativa nuk arriti dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit për të shkuar në zgjedhje me koalicion parazgjedhor.