PDK-ja ‘thumbon’ LDK-në pas përleshjeve me karrige

PDK-ja ka nisur talljet me rivalin e saj, LDK-në, pas përleshjeve dhe dhunës së shfaqur të dielën në mes anëtarëve të LDK-së në kuvendin zgjedhor të Degës së III-të këtij subjekti politik, në lagjën Mat të Prishtinës.

Ish-ministri Blerand Stavileci, njëherësh këshilltar i kryekuvendarit Kadri Veseli, ka krahasuar zhvillimet e ditës së sotme në LDK me Konventën e 9-të të PDK-së që u mbajt po ashtu të dielën. Në këtë konventë të PDK-së, Kadri Vesliu, u rizgjedh kryetar i kësaj partie.

Sipas Stavilecit, në konventën e PDK-së karriget ishin në tokë, ndërsa në kuvendin zgjedhor të njërës prej degëve të LDK-së në Prishtinës ishin, siç ka shkruar ai, “n’hava”.

“Viti 2019. Kosovë. Prishtinë. Sallë lart, sallë poshtë. Njerëz lart, njerëz poshtë. Karrige lart, karrige poshtë. Karrige n’tokë, karrige n’hava. Gjej dallimet!”, thuhet në reagimin e Stavilecit publikuar në Facebook.