PDK kërkon që Albin Kurti ta shkarkojë Donika Gërvallën

Nga PDK-ja kanë kërkuar që kryeministri i vendit, Albin Kurti të marrë vendim urgjentisht që të shkarkojë kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvallën, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Betim Gjoshi nga PDK-ja ka thënë se për Gërvallën janë vetëm dy rrugë.

Këto rrugë sipas tij janë dorëheqje apo shkarkimi.

“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën –  1. Urgjentisht të jap dorëheqje.  ose  2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, ka thënë ai.

Këto deklarata nga PDK-ja janë bërë pasi që janë kthyer në vëmendje disa deklarata të Donika Gërvallës për Specialen./Express/