PDK me video rikujton kontributin e Kadri Veselit për Ushtrinë e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka rikujtuar kontributin Kadri Veselit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, përmes një videoje të postuar në Facebook.

Në pamjet e paraqitura shihet Veseli, që atëherë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës kishte qëndruar në bazat e ushtrisë amerikane, në SHBA, për t’i parë nga afër mjetet ushtarake për Ushtrinë e Kosovës.

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dërgimin e Ushtrisë së Kosovës në misione jashtë vendit me ushtrinë amerikane.