PDK propozon zgjedhje të reja parlamentare

Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri gjatë një prononcimi për medie pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit tha se ngërçi do të mund të zgjidhej me zgjedhje të reja.

Ai tha se shumica parlamentare është në krizë të njëpasnjëshme.

“Ngërçi do të zgjidhej me zgjedhje të reja dhe me qenë se kemi hy në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës si duket mazhoranca është në krizë të thellë. Pas 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë dhe me qenë prezent në Kuvend. Nuk janë as ministrat as deputetët. Kjo mazhorancë i ka dy drejtime, ose duhet ta kthej mandatin të populli ose duhet me qeverisë vendin. Këta janë duke abstenu”, tha Tahiri.

Tahiri i ka bërë thirrje mazhorancës që të jenë më të përgjegjshëm me mandatin që kanë dhe të arrijnë ta tejkalojnë këtë ngërç ose ta kthejnë mandatin te qytetarët.