PDK sot prezanton planin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar në Facebook, përcjell LAJME365, se sot në ora 16:30, do të prezantojnë planin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Prezantimin e këtij plani do ta bëjë kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me ish deputetin, Bedri Hamza.

Ky prezantim do të publikohet LIVE në Facebook, duke filluar nga ora 16:30.

Njoftimi i plotë:

Sot, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj bashkë me Bedri Hamzën, do të prezantojnë planin më të mirë të Rimëkëmbjes. Na ndiqni drejtpërdrejtë nga ora 16:30 në faqen tonë, në shumë kanale televizive e media online.

#Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër/lajme365.com