Parlamenti Evropian diskuton sot buxheti 7 vjeçar dhe fondin e rimëkëmbjes, për të cilat udhëheqësit e 27-shteteve anëtare u dakordësuan pas 4 ditësh të gjata diskutimesh.
Fjala e fundit për këto marrëveshje i takon tashmë pikërisht PE-së.
Presidenti i PE-së, David Sassoli është shprehur se parlamenti i BE do të bëjë “korrigjime të caktuara” për buxhetin.
“Ekziston një propozim në tryezë, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë atë, duke u munduar t’u japim përgjigje disa prej shkurtimeve që kemi parë të pajustifikuara. Nëse duam të bëjmë dicka për brezat e ardhshëm, ne nuk mund të shkurtojmë buxhetin për kërkime të rinjtë dhe Erasmus,” – është shprehur David Sassoli.
Sassoli vlerësoi marrëveshjen e arritur nga udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së, duke thënë se muaj më parë të flitej për “borxhin e përbashkët” ishte “tabu”.
Udhëheqësit e Këshillit të BE-së arritën një marrëveshje për buxhetin €1,82 trilionë dhe paketën e rimëkëmbjes prej €750 miliardë për të ndihmuar shtetet e prekura nga pandemia./en/