Peja bëhet me tre gjyqtarë të rinj

Blerim Istrefi, Petrit Nrecaj dhe Leon Perlaska janë gjyqtarët e rinjë të Gjykatës Themelore në Pejë, të cilët sot i janë bashkuar këtij institucioni, më qëllim që të rritet efikasiteti i punës së këtij institucioni gjyqësorë.
Lajmi është bërë i ditur sot nga institucioni i gjykatës në fjalë, e cila me anë të një publikimi njoftoi për takimin e kreut të saj, Armend Berisha me gjyqatrët e rinjë, tëcilët janë dekretuar me Dekretin e U.D Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e që të cilët fillimisht do t’i nënshtrohen trajnimit dymbëdhjetë (12) mujorë pranë Akademisë së Drejtësisë, e pas përfundimit të trajnimit do të ngarkohen me lëndë.
Qëllimi i angazhimit të këtyre gjyqatrëve të rinjë në Pejë, pas dekretit të tyre, sipas këtij institucioni është rritja e efikasitetit të kësaj gjykate.
LEXO EDHE:
https://lajme365.com/gjykata-e-pejes-ka-vetem-tre-gjyqtare-per-krime-te-renda/