Një person i dyshuar është arrestuar pasi ka kanosur një qytetar, e më pas edhe policin e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë, me ç’rast pas një mosmarrëveshje mes dy personave, njëri e kishte kanosur tjetrin, kurse i njëjti kanos edhe zyrtarin policor, i cili kishte dalur në vendin e ngjarjes, për të intervenuar në rastin në fjalë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.-thuhet mes tjerash në raportin konfirmues të Policisë së Pejës.