Pejë: 2-vjeçarja goditet nga vetura derisa po kalonte rrugën

Një fëmijë i moshës 2 vjecare ka marrë lëndime trupore, pasi u godit nga një veturë gjersa po kalonte rrugën.

Kështu u bë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, ku u bë e ditur se rasti kishte ndodhur të hënën në Pejë, rruga ‘Remzi Hasani’.

Viktimë më pas është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima kosovare ( fëmijë 2 vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK”, thuhet në raport.