Pejë: Nisë “Java evropiane e lëvizshmërisë”

Fushata “Java evropiane e lëvizshmërisë” e cila ka për qëllim t’i promovojë format alternative të lëvizjes, siç është ecja në këmbë dhe çiklizmi, e cila zbatohet me iniciativë të Komisionit Evropian filloi sot në Pejë dhe do të zgjasë deri më 22 shtator edhe në Kosovë. 

NJë aktivitet i tillë synon promovim dhe mbështetje të formave alternative të lëvizjes, me theks të veçantë në mbështetjen e çiklizmit.

“Hulumtimet kanë treguar se në dekadën e fundit numri i njerëzve të cilët udhëtojnë deri në vendin e tyre të punës me biçikletë, rritet vazhdimisht nga dita në ditë dhe është pozitive që kjo dukuri të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksojnë nga ky këshill.

Ata thonë se, përfitimi më i rëndësishëm nga çiklizmi është ai përfitimi shëndetësor.

Sipas tyre, qytetarët duhet ta kenë parasysh se, përfitimet ekologjike që i sjell çiklizmi janë mjaftë të rëndësishme. Biçikleta si mjet transportues nuk harxhon karburant fosil dhe me atë, niveli i gazrave të shkarkuar në ajër ulet dhe cilësia e ajrit rritet.

“Që do të thotë se sa më shumë automjete largojmë nga rruga dhe i zëvendësojmë me biçikleta, aq më mirë për të gjithë ne, për shëndetin tonë dhe mjedisin ku jetojmë”, thonë nga Këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor

Gjithashtu, hulumtimet tretojnë se pjesa më e madhe e udhëtimeve ditore që i bëjmë çdo ditë janë më të shkurtra se 5 kilometra, që i bën ideale për udhëtim me biçikletë. Përdorimi i biçikletave si mjet transportues mundëson që të shmangen rrëmujat nëpër rrugë dhe të udhëtohet sigurt dhe më shpejtë në destinacionin final.

Udhëtimi me biçikletë i eliminon edhe problemet më të mëdha të udhëtimit me automjet ndërsa ato janë vendet e parkimit.

Nga Këshilli republikan kanë shtuar se, përfitimi financiare është i dukshëm, sepse vet automjeti kushte mijëra euro, ndërsa një biçikletë mesatare kushton disa qindra dhe nuk bart shpenzime shtesë që i ka automjeti.