Pejë: Qytetari e gjen një mjet të pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore te Drini i Bardhë, e merr në shtëpi dhe njofton Policinë

Mbrëmë në fshatin Novosellë të komunës së Pejës është raportuar për një mjet të pashpërthyer buzë lumit të Drinit të Bardhë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rasti është denoncuar nga një qytetar, i cili kishte hasur në mjetin e pashpërthyer teksa po shëtiste buzë lumit, me ç’rast ka deklaruar se ka larguar mjetin shpërthyes që aty dhe e ka dërguar në oborrin e shtëpisë së tij.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, e po ashtu edhe njësiti i deminimit të FSK-së të cilët bashkë me njësitin e KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një mjet i cili ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

/GazetaSinjali/