Pejë: Qytetarja raporton se u pengua dhe kanos gjatë votimit

Një qytetare nga Peja ka raportuar se është penguar dhe kanosur nga një femër e dyshuar, në kohën kur kishte shkuar të votonte.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në një prej qendrave të votimit në Pejë, në kohën kur po zhvillohej procesi i votimit, ndërsa rastin për media e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas së cilës rasti është cilësuar si pengim i qytetarës në procesin e votimit dhe kanosje ndasj saj, nga një femër tjetër e dyshuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën më lartë dhe më pastaj në dalje e ka kanosur verbalisht viktimën.”- thuhet mes tjerash në kumtimin e Policisë së Pejës, e cila shton se për rastin është njoftuar edhe prokurori ndërsa rasti në procedurë .