PEJË: Tregtarët dekoruan me ndriçim Çarshinë e Gjatë

Një pjesë e Çarshisë së Gjatë në Pejë, me kontributin financiar të vet tregtarëve, në mbrëmjen e së dielës është bërë me ndiriçim dekorues, duke i shtuar hijeshinë kësaj hapësire tregtare.

Në mëngjesin e së dielës, tregtarët e çarshisë së gjatë në qytetin e Pejës, kishin përvjelur mëgnët që me përkushtim të bëjnë vendosjen e ndriçimit dekorues të afërsisht 190 metra katroëve të kësaj çarshie, gjegjësisht nga “Prince Kafeja” e deri tek qebaptroja “Buçuku”.

Tregtarëe e çarshisë së Pejë, për Lajme365 kanë bërë të ditur se ky projekt që ka kushtuar afër tre mijë eurove, financiarisht është kryer nga vet tregtarët, ndërsa pjesërisht nga ana teknike është mbështetur edhe nga Komuna e Pejës.