Pejë:17 pacientë me gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 117 pacientë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar shtatë pacientë.

Aktualisht, katër pacientë janë në respirator, 91 në oksigjeno-terapi dhe 17 në gjendje më të rëndë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se nga personeli janë të infektuar 29 persona, nga ta 10 mjek, 12 infermierë dhe shtatë punëtorë teknik.